Real Madridi ka dalur fitimtar në ndeshjen e parë të 1/8 së finalës ndaj Atletico Madridit.
“Los Blancos” të drejtuar nga Carlo Ancelotti morën një fitore të madhe ndaj rivalit të qytetit.
Reali triumfoi 2-1, një rezultat që e dërgon më të qetë skuadrën në ndeshjen e dytë të kësaj përballje.
Serinë e golave e hapi Rodrygo, që shënoi një gol të bukur pas një asistimi perfekt nga Fede Valverde.
Rodrygos iu kundërpërgjigj Julian Alvarez me një gol të jashtëzakonshëm për 1-1.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, derisa ajo e dyta ishte e tëra e Real Madridit.
Madrilenët e bardhë gjetën golin e fitores me anë të Brahim Diazit.
Reali pati edhe disa mundësi të mira shënimi, por që nuk arritën t’i konkretizojnë.
Ndeshja e kthimit luhet më 12 mars në “Civitas Metropolitano.