Shorti sjell përballje fantastike në gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hidhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Tërheqja e këtij shorti rezultoi me dy përballje shumë interesante.

Prishtina do të përballet me skuadrën e Dritës, kurse Llapi dhe Drenica do të përballen në ndeshjen tjetër.

Në edicionin e kaluar, këtë trofe e fitoi skuadra e Ballkanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *