Liga e Kampionëve vjen me ndeshje spektakolare në fazën e 1/8-tës.
Pa asnjë dyshim, kryendeshja do të luhet në ‘Santiago Bernabeu’, atje ku do të përballen Real Madrid dhe Atletico Madrid.
Derbi madrilen ka qenë gjithmonë i rivalizuar dhe i ‘zjarrtë’, por sonte pritet të jetë i mbushur me spektakël dhe gola, sepse si asnjëherë më parë, forca e dy skuadrave duket të jetë e njëjtë, gjë që e dëshmon edhe me renditjen në La Liga.
Ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo mes PSV dhe Arsenal, kurse Lille i Edon Zhegrovës luan ndaj Borussia Dortmund. Befasia e këtij edicioni, skuadra belge Club Brugge do të përballet me Aston Villën.