Malisheva ka marrë fitore të madhe 3-1 ndaj kampionit në fuqi Ballkanit.
Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, por që u dominua nga skuadra vendase.
Në minutën e 23-të, ishte Arlind Veliu që realizoi gol të bukur për t’i kaluar vendasit 1-0.
14 minuta më vonë, Geralb Smajli barazoi shifrat në 1-1 pas një goli edhe më të bukur nga distanca.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin baras 1-1.
Në pjesën e dytë Malisheva shkëlqeu edhe më shumë, teksa në minutën e 70-të, Drilon Hazrollaj shënoi për 2-1.
Ballkani mbeti me 10 futbollistë në fushë, kur Bernard Karrica u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje brutale ndaj Drilon Hazrollajt.
Krejt në fund të ndeshjes, sulmuesi anësorë Altin Aliu realizoi gol për rezultatin përfundimtar 3-1.
Me këtë fitore Malisheva vazhdon ta përforcojë pozitën e tretë në tabelë dhe tani ka 37 pikë, dy më pak se Ballkani që ndodhet e dyta.