Mbrojtësi shqiptar i Empolit, Ardian Ismjali raportohet se është afër t’i bashkohet Napolit.
Krerët e Napolit, sipas medieve italiane, tashmë janë në fazën finale të negociatave me Empolin për transferimin e Ismajlit në ‘Diego Maradona’.
Trajneri Antioni Conte kërkon ta forcojë edhe më shumë repartin e mbrojtjes, dhe Ismajli është cak i ‘napolitanëve’.
Reprezentuesi i Shqipërisë, thuhet se në muajin janar pritet t’i bashkohet Napolit, aty ku luan edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani.
Ndërkohë, siç raportohet, tashmë Empoli ka gjetur pasuesin e Ismajlit.
Ish-mbrojtësi i Torinos, Djidji mësohet se do të jetë zëvendësues i mbrojtësit shqiptar tek Empoli.