Futbollisti i Dritës, Albert Dabiqaj e ka fituar çmimin e ‘Yllit të Javës’ në Superligën e Kosovës.
Ai shënoi hat-trick në ndeshjen kundër KF Llapit dhe ishte njeriu më meritor i përmbysjes së rezultatit (3:1), duke i mundësuar ekipit të tij 3 pikë të reja në krye të tabelës.
Pasi mori këtë çmim për herë të dytë në këtë edicion kampional, Dabiqaj u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Kishim një ndeshje mjaft të vështirë, me Llapin u kthyem nga disavantazhi në 3:1. Të kthesh rezultatin nuk është aspak e lehtë. Personalish, si Dabiqaj, ky ishte het-triku i parë në karrierën time në Superligë dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm. Jam i lumtur me ecurinë e skuadrës dhe duhet të vazhdojmë kështu. Në xhiron e ardhshme shkojmë tek kampioni në fuqi, FC Ballkani, që është një skuadër e jashtëzakonshme dhe ka një ecuri si vendas të pamposhtur, por ne do të shkojmë ta luajmë lojën tonë. Falenderoj bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve, sepse pa ta nuk do të kaloja në këtë formë” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.