Pas rifillimit të pjesës më të madhe të kampionateve në Europë, UEFA shumë shpejt do ta përqëndrojë vëmendjen te Champions dhe Europa League.
Në 17 qershor është në program një mbledhje e Komitetit Ekzekutiv të qeverisë së futbollit europian ku do të diskutohet nga afër për formatet e këtyre dy kompeticioneve por edhe shtetin ku do të luhen, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e madhe nëse vendoset për një Final Eight me ndeshje teke në stadium asnjanës duke filluar që nga çerekfinalet.
Sëfundmi Bild ka raportuar për një Final Eight me qëndër në Lisbonë të Portugalisë por gjithçka do të varet kushtet sanitare të shtetit mikëpritës.
Madje nga sa bëhet me dije sëfundmi UEFA po shqyrton mundësinë për të luajtur finalen e madhe me tifozë dhe nëse kjo ndodh në garë për të zhvilluar finalen do të hyjë Stambolli qyteti që ishte përzgjedhur fillimisht por edhe Madridi.
Siç raporton Sky Italia, kjo hipotezë është vetëm në fazën e saj embrionale dhe duhet studiuar me detaje, pasi kushtet e sigurisë që duhet të ndërmerren që finalja e Champions League të luhet me tifozë duhet të jenë maksimale.