Suhareka dhe Ferizaj ndajnë pikët

Suhareka dhe Ferizaj kanë luajtur baras 0-0 në kuadër të xhiros së 14-të në Albi Mall Siperligë.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga dy skuadrat, por që në fund nuk solli fitues.

Në fakt vetëm pas gjashtë minutash lojë shënuan vendasit me Mevlan Zekën, por goli i sulmuesit gjakovar u anulua pas rishikimit në VAR.

Edon Sadriu rrezikoi nga skuadra mysafire, por pa sukses.

45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllen ashtu siç filluan me rezultatin e pastër 0-0.

Edhe në pjesën e dytë si vendasit ashtu edhe mysafirët krijuan disa raste shënimi, por që gola nuk pati dhe ndeshja u mbyll baras 0-0.

Me këtë pikë Suhareka vazhdon të qëndroj në pozitën e pestë në tabelë me 19 pikë, derisa Ferizaj është në pozitën e nëntë me katër pikë më pak.

Ndeshjen e ardhshme uhareka do të luaj në udhëtim te Feronikeli ’74, derisa Ferizaj luan gjithashtu në udhëtim, ku përballet me Llapin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *