Malisheva mposht minimalisht Dukagjinin, Gjilani arkëton pikët e plota ndaj Feronikelit 74

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Malisheva ka arritur fitore minimale ndaj Dukagjinit me rezultat 2-1.

Hazrollaj hapi llogarinë e golave duke shënuar për epërsinë e vendasve në minutën e 19’të, teksa për mysafirët shifrat i barazoi Solomon.

Për fitoren e Malishevës u përkujdes të shënonte Xhylani në minutën e 56’të.

Në anën tjetër Gjilani ka shënuar fitore të thellë ndaj Feronikelit 74 me rezultat 0-3.

Jarovic, Bilalli dhe Edi Basa shënuan për fitoren e Gjilanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *