“U zgjova në mëngjes dhe e pashë në telefon se jemi bërë kampion”

Të zgjohesh dhe të zbulosh se je kampion i Francës. Kjo është ajo që i ka ndodhur Leandro Paredesit.

Mesfushori argjentinas i Paris Saint-Germain nuk e dinte se kishte fituar Ligue 1 në tavolinë pas vendimit të federatës franceze për të mbyllur para kohe sezonin për shkak të pandemisë koronavirus.

“Jam zgjuar, kam marrë telefonin dhe kam parë grupin e WhatsApp-it të mbushur me mesazhe”, ka thënë Paredes për ESPN.

“Kishte trofe, mesazhe urimi: ishim kampionë dhe e kam zbuluar kështu”.

“Nuk është mënyra më e mirë për ta mësuar, por… Në fund kemi fituar një titull tjetër, apo jo?”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *