Sulmuesi polak, Lewandowski lavdëroi partnerin e tij në sulm spanjollin, Lamine Yamal dhe zbuloi se cila do të jetë sfida më e madhe e karrierës së tij, duke pretenduar se e befasoi atë më shumë sesa një ish-shok skuadre në Bayern.
Pasi bëri një fillim të shkëlqyer të sezonit te Barcelona dhe aktualisht golashënuesi më i mirë në La Liga, Robert Lewandowski kujtoi momentin kur Lamine Yamal u thirr për herë të parë në ekipin e parë nga Xavi.
“Herën e parë që e pashë në stërvitjen tonë, ishte 15 vjeç… Kam parë shumë të rinj të talentuar, por ishte hera e parë që kisha brenda vetes këtë ndjenjë: “wow, kush është ai?”.
“Musiala kishte diçka, por Lamine, si është e mundur… në këtë moshë, të jesh tashmë në këtë nivel? Është e pamundur të jesh kaq i mirë, kaq inteligjent në këtë moshë”, ka shpjeguar ai, duke treguar edhe sfidën më të madhe të karrierës së tij…
“Gjithmonë përpiqem t’i jap atij një lloj këshille, e cila nga njëra anë është fantastike ajo që ka bërë dhe po bën, por duhet t’i thuash gjithashtu se do të jetë një sfidë e madhe të vazhdosh në këtë nivel ose të arrish nivelin tjetër. Nuk po flas për tre vitet e ardhshme, po flas për dhjetë vitet e ardhshme, për të qenë në krye në moshën 28, 29 dhe 30 vjeç ose më vonë. Mendoj se kjo do të jetë sfida më e madhe e karrierës së tij”, përfundoi ai.