Gjatë ndeshjes mes Rumanisë e Kosovës, Denis Mann mori karton të verdhë dhe nuk luan sonte ndaj Qipros, pasi është i suspenduar.
Federata e Futbollit të Rumanisë kërkoi nga UEFA pas ndeshjes që kartonët të hiqen, sepse pas lëshimit të ndeshjes nga lojtarët kosovarë – ndeshja mund të mbyllet 3-0 në favorin e tyre.
Ata donin që Mann të ishte gati për ndeshjen e sotme, por këtë kërkesë UEFA nuk e mori parasysh.
“Ne bëmë një kërkesë për të specifikuar nëse Dennis Man, i cili mori të verdhën e dytë, pezullohet, me kushtet që nëse është 3-0, të fshihen të gjitha ngjarjet në ndeshje, domethënë Dennis Man nuk do të ishte pezulluar për Qipron. Mora sqarimin se jo, nuk bëhet”, ka shpjeguar Andrei Vochin, këshilltar i FRF-së, në emisionin “Fotbal Club”, nga Digi Sport.