“Dardanët” zbarkojnë sonte në “Fadil Vokrri”, përballen me Lituaninë

“Dardanët” zbarkojnë sonte në “Fadil Vokrri”, përballen me Lituaninë

Megjithëse të freskët nga ajo që ndodhi në Bukuresht në fund të përballjes me Rumaninë, Kosova do ta zhvillojë sonte ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve dhe do të përballet me Lituaninë.

Kundërshtarët e sotëm të Kosovës janë të fundit në grupin 2 të Ligës C me zero pikë, andaj pritet një fitore e lehtë e të përzgjedhurve të trajneri Franco Fodas, raporton KosovaPress.

Ndeshja do të nis nga ora 20:45 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” që pritet të jetë i mbushur me tifozë.

Ndryshe, Kosova është në pritje të vendimit të UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë kundër Rumanisë në minutat shtesë të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *