Malisheva e mposht Llapin, Ballkani triumfon ndaj Feronikelit 74′

Skuadra e Malishevës ka mposhtur Llapin në ndeshjen e sotme të Superligës në futboll në “Liman Gegaj”.

Malisheva triumfoi ndaj Llapit me rezultatin 2-1, duke u rikthyer tek fitorja pas tri xhirosh, teksa Llapi vazhdon me ecuri tejet negative, pasi ka 5 ndeshje radhazi pa fitore, përcjell.

Valmir Berisha realizoi dy golat për Malishevën, teksa Cernaverni realizoi golin e vetëm të Llapit.

Malisheva tani ndodhet në vendin e dytë me 22 pikë, po aq sa Ballkani që është lider, teksa Llapi ndodhet në vendin e gjashtë me 15 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Ballkani triumfoi pastër me rezultatin 1-4 në Drenas ndaj Feronikelit.

Ballkani rikthehet lider, teksa Feronikeli 74′ mbetet në fundin e tabelës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *