Real Madridi i etur për të rinovuar kontratën e Vinicius Jr, braziliani nuk po nxiton të nënshkruajë marrëveshje të re

Klubi mbretëror, Real Madridi thuhet se është i etur për të nënshkruar marrëveshje të re me ylli e skuadrës, Vinicius Junior, por braziliani nuk po nxiton për diçka të tillë.

Sipas mediumit Relevo, Real Madridi ka kontaktuar së fundmi me agjentët e Vinicius Jr për mundësinë e rinovimit të kontratës.

Los Blancos duan t’i dëshmojnë atij se sa i vlefshëm është duke i dhënë atij një marrëveshje me kushte të përmirësuara financiare, pasi ai humbi në garën për Topin e Artë 2024.

Real Madridi bëri kontaktet e para për një marrëveshje të re disa muaj më parë dhe dëshiron që ai të nënshkruajë një marrëveshje të re afatgjatë me klubin.

Vinicius Jr ka dëgjuar kërkesën dhe ka falënderuar klubin për gjestin. Por, ai nuk po nxiton të nënshkruajë një marrëveshje të re me Real Madridin.

Sulmuesi anësor brazilian thuhet se dëshiron të presë momentin më të mirë të mundshëm për të diskutuar një përmirësim të kontratës së tij, ndoshta në një periudhë kur ai është në formën e tij më të mirë.

Kontrata aktuale e Vinicius Jr skadon në fund të qershorit 2027. Ai ka tërhequr interes nga klube të Arabisë Saudite, por nuk dëshiron të transferohet në vendin saudit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *