E gjithë vëmendja sot në derbin e Stambollit, Rashica mungon kundër ish-skuadrës së tij

Galatasaray si lidere në Superligën e Turqisë, pret në tokën e tyre skuadrën e Besiktasit.

Mysafirët renditen në vendin e katërt, dhe me një fitore sot në ‘Rams Park’, do ngushtonin diferencën në vetëm një pikë.

E gjithë vëmendja jonë do ishte pa dyshim te Milot Rashica në këtë përballje, duke parë se sulmuesi jonë ishte më parë pjesë e Galatasaray.

Gjithësesi Miloti nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi që e pësoi në Fadil Vokrri ndaj Qipros.

Rashic pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e néntorit me Kosovën, ndërsa nuk ka një datë të saktë rikthimi për dardanin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *