Pep Guardiola: Nuk jemi mësuar të fitojmë ndeshje në fund si Jurgen Klopp në Liverpool

Pep Guardiola ka komentuar fitoren e Manchester Cityt 2-1 jashtë fushe kundër Wolverhampton. Dukej sikur përballja me Molineux do të përfundonte 1-1 – por John Stones vulosi ndeshjen me një gol në minutën e 95-të.

Arbitri fillimisht e anuloi golin pasi mesfushori, Bernardo Silva dukej në ofsajd, por VAR ndërhyri dhe portugezi u gjykua se nuk kishte bllokuar vijën e shikimit dhe goli u pranua.

“Bernardo nuk ndërhyn me situatën. Portieri kishte shikueshmëri të përsosur. Krosimi i Foden dhe goditja me kokë ishin madhështore,” tha Guardiola.

“Ne nuk jemi mësuar të fitojmë ndeshje në fund si Jurgen Klopp në Liverpool, ku ka ndodhur shumë herë. Është një ndjenjë e mirë për ne,” shtoi trajneri i Manchester City.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *