Për shkak të sjelljeve të papërshtatshme dhe papranueshme nga tifozët rumunë, UEFA vendosi të aplikojë dy gjoba për Federatën e Futbollit të Rumanisë dhe të mbyllë pjesërisht një sektor në ndeshjen e radhës që Rumania do të luajë në shtëpi ndaj Kosovës.
UEFA gjobiti Rumaninë me 52. 500 euro dhe do të mbyllet një sektor prej 3000 vendesh.
Më shumë se një muaj pas skenave në Ghencea, UEFA lëshoi një gjobë prej 22,500 eurosh për shfaqjen e një pankarte të papërshtatshme për një ngjarje sportive, sipas Golazo.
Gjithashtu, është dhënë një tjetër gjobë për sjellje raciste, në shumën prej 30 mijë euro. Për këtë shkelje të rregullores, në ndeshjen me Kosovën e 15 nëntorit do të mbyllet një sektor prej 3 mijë vendesh.
Organizatorët do të duhet të jenë shumë të kujdesshëm në të ardhmen, sepse nuk është hera e parë në të kaluarën e afërt që Rumania sanksionohet nga UEFA për sjelljen e tifozëve dhe dënimet po bëhen gjithnjë e më të mëdha në rast të përsëritjes.
Dihet që huliganët nga ky vend kanë bërë absolutisht thirrje skandaloze dhe kanë shfaqur pankarta provokuese dhe propaganduese edhe në ndeshjen e parë ndaj Kosovës, të zhvilluar në kualifikueset e kaluara.