s.Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, në selinë qendrore të FSHF-së, do të mbahet më 1 nëntor mbledhja e radhës e Komisionit të Medias së UEFA-s, me pjesëmarrjen e anëtarëve të bordeve të komunikimit nga federata të ndryshme të Evropës.
Në këtë mbledhje që do të drejtohet nga kryetari i këtij Komisioni, Armand Duka, do të diskutohen pika të rëndësishme për përmirësimin e komunikimit të federatave anëtare të UEFA-s në të ardhmen.
Kjo është mbledhja e tretë për këtë vit që UEFA organizon në vendin tonë, pas asaj të 16 prillit me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të futbollit të Evropës Juglindore dhe mbledhja e “Grassroots Football Panel” më 7 maj.