Kombëtarja e Kosovës ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Qipros.
Kosova fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 1-0, falë golit të bukur të Amir Rrahmanit në minutën e 30’të.
Në pjesën e dytë, Kosova e nisi furishëm dhe gjeti golin e dytë menjëherë me anë të Ermal Krasniqit, i cili në minutën e 52’të, dyfishoi avantazhin.
Emir Sahiti shënoi për 3-0 pas 71 minutave lojë, për ta vulosur fitoren dhe për të marrë tre pikë masive dhe të nevojshme.
Lajmi i keq nga ky duel ishte lëndimi i Rashicës, i cili u dëmtua pas 15 minutave lojë dhe u largua nga fusha duke çaluar.
Kosova mbetet në vendin e dytë me 9 pikë, pasi Rumania fitoi ndaj Lituanisë 1-2 dhe mbetet lider me të gjitha fitore.