Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mohuar zërat se ai ka vendosur të marrë përsipër kombëtaren e Anglisë pas skadimit të kontratës së tij me Citizens.
Kontrata aktuale e specialistit katalanas skadon verën e ardhshme.
“Nuk është e vërtetë. Unë jam menaxher i Manchester Cityt. Nuk kam vendosur asgjë, gjithçka mund të ndodhë. Kështu që nuk e di”, tha Guardiola në një intervistë për emisionin italian “Che Tempo Che Fa”.
“Më duhet ende të mendoj dhe të vendos se çfarë dua të bëj”, shtoi menaxheri i Qytetarëve.