Shqipëria ka pësuar një humbje tjetër në Ligën e Kombeve.
Kuqezinjtë janë mposhtur sonte në Pragë nga Çekia.
Rezultati përfundimtar ishte 2 me 0, me futbollistët e drejtuar nga Sylvinho që dhuruan një paraqitje më të vërtetë të dobët.
Tomas Chory shënoi dy golat në këtë takim, duke i dhuruar fitoren e madhe kombëtares së tij.
Jasir Asani kishte rastin më të mirë për Shqipërinë, por nga një distancë e afërt nuk e dërgoi topin në rrjetë.