Punë e jashtëzakonshme në Kampin Nacional, Kosova po bëhet me një super stadium

Kosova po bën hapa të rëndësishëm për ndërtimin e stadiumit të saj të dytë pas “Fadil Vokrrit” në Prishtinë.

Kompleksi i ri në Hajvali po merr formën e një stadiumi modern, me dy tribunat kryesore tashmë të përfunduara dhe ndërtimin e tribunave prapa portave që ka filluar së fundmi.

Me një kapacitet prej 14,000 vendesh, ky stadium pritet të plotësojë standardet ndërkombëtare dhe të lejojë zhvillimin e ndeshjeve kualifikuese të ekipeve nga Superliga në Evropë gjatë verës.

Me një fushë me bar natyral, ky projekt do të rrisë kapacitetet infrastrukturore të futbollit në Kosovë, duke shtuar një tjetër arenë moderne për përballjet ndërkombëtare dhe ndeshjet e rëndësishme kombëtare.

Nëse punimet vazhdojnë me këtë ritëm, stadiumi do të jetë një vlerë e shtuar për sportin kosovar, duke ofruar një alternativë të dytë pas “Fadil Vokrrit” në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *