Gjashtë gola të pranuar në dy takimet e funit, Duro probleme me mbrojtjen te Suhareka

Nga një mbrojtje e hekurt, Suhareka ka pranuar gjashtë gola në dy takimet e fundit, ku deri para sfidës ndaj Llapit konsideroheshin si mbrojtja më e mirë në Superligë.

Humbja 3-0 ndaj Llapit në udhëtim dhe 1-3 në shtëpi ndaj Malishevës ka bërë që skuadra e Shpëtim Duros të pranojë gjashtë gola në dy ndeshjet e fundit.

Kjo statistikë nuk do t’i pëlqejë aspak Duros, i cili do të tentojë të regullojë menjë problemin, pasi që në historinë e tij si trajner, skuadrat e drejtuara nga profesori zakonisht nuk pranojnë shumë gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *