Superliga e Kosovës vjen sot me dy ndeshje fantastike.
Derbi i ‘zjarrtë’ i Anamoravës zhvillohet sot, pavarësisht që jo me hijeshinë që ishim mësuar ta shohim dikur, kjo për shkak të kushteve infrastrukturore.
Dy ekipet nga qyteti i njëjtë, përballen sot në kuadër të javës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita vjen në këtë derbi pas tri fitoreve radhazi, kurse Gjilani u rikthye tek fitoret në ndeshjen e kaluar ndaj Prishtinës.
Kjo ndeshjes starton nga ora 15:00, kurse takimi tjetër zhvillohet në Skenderaj, atje ku përballen Prishtina dhe Feronikeli ’74.