Sipas një statistike interesante nga CIES, një organizatë që studion futbollin përmes të dhënave, Amir Rrahmani është mbrojtësi më i fortë në botë në ajër.
Në renditjen e hartuar, kapiteni i Kosovës spikat mbi Van Dijk dhe Ousmane Diomande. Vendin e katërt e zë blerja e re e PSG-së, Willian Pacho, pak më poshtë është Lucas Merolla, argjentinasi nga Mazatlan
Qendërmbrojtësi kosovar i Napolit duket se është rikthyer në nivelet e sezonit të Scudettos, në të cilin ishte një mbrojtës fizik, taktik dhe jashtëzakonisht i fokusuar.
https://x.com/napolinetworkx/status/1841408965508292883?s=46