Sulmuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi, ka shënuar tjetër gol në kampionatin elitar të Turqisë.
Seferi të dielën shënoi golin e dytë në fitoren e Bodrumsporit ndaj Adana Demirsporit me rezultatin 3:1. Seferi e shënoi golin e epërsisë 2:1 në minutën e 54-t, ndërsa ishte goli i dytë rresht në Turqi.
Ndeshja Bodrumspor – Adana Demirspor i takoi javës së shtatë të Superligës turke të futbollit.
Gjashtë minuta para se të zëvendësohej, Seferi humbi penllti. Ai u zëvendësua në minutën e 86-të, kurse Arlind Ajeti kompletoi takimin. Reprezentusi i U21 të Shqipërisë, Arda Kurtulan luajti deri në fund të ndeshjes. Kurtulan ka pasaportë turke.