El Clasico i parë i sezonit, që korrespondon me xhiron e 11-të të LaLiga, ka tashmë një datë dhe orë: do të luhet më 26 tetor në orën 21:00 në Santiago Bernabéu .
Një javë para duelit, të dy skuadrat do të luajnë ndeshjet e Champions League. Real Madrid do të luajë të martën në orën 21:00 kundër Borussia Dortmund, po ashtu në Bernabeu, ndërsa Barcelona do të presë Bayernin të mërkurën.
Ndeshja e kthimit në Camp Nou do të luhet, pa surpriza dhe ndryshime në plane në krahasim me sezonet e fundit, në orën 16:15, pasi LaLiga planifikon orarin për njërin El Clasico me synimin për tregun aziatik dhe tjetrin me qëllim tregun amerikan.