Duke qenë delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës, jo çdo herë ndiej obligim që të merem me reagime e shkrime, por në momente të caktuara nga brendia të shtynë forcën që të detyron të përgjigjësh (të reagosh).
E njohë mirë gazetarin tani me të ‘popullarizuar’ për shkrime të cilat çdo herë kanë një anim me ose pa bazë, e bëra një analizë duke u munduar me i dhënë përgjigje pa pasur qëllim ofendimi, por jam munduar me ju përgjegjë ofendimit.
Batoni thotë heshtja e blerë nga Agim Ademi, ose kur Gazetarët e Sportit braktisin të vërtetën dhe zgjedhin heshtjen. Kjo na tregon sakt se sa ka qenë në rrjedha të futbollit, nuk e di që ka njeri më të përfolur në emisonet sportive se sa Agim Ademi, nuk po di ku e ka parë heshtjen. Në këtë shkrim keni ofendua edhe publikun por nuk e di për cilin publik e ke fjalën.
Ka shkruar:
Zgjedhja e tij në krye të FFK-së ishte produkt i një procesi të korruptuar, dhe për vite me radhë, ai ka qenë i përfshirë në hetime për krime, duke u gjendur në mbajtje dhe përballur me aktakuza të rënda.
Batoni ka qenë moti në gazetari dhe e di sakt që këtë punë e dinë dhe e zotëron mirë (fatkeqësisht për të keqë mendoj unë) por ku e mori informaten nga cili burim sepse e di sakt, që informata më e mirë dhe me sakt është informata që meret në burim, e nuk e besoi që ai ka leshuar veten aq ulët me u marr me fjalë të rrugëve sepse kemi qenë 58 veta në atë votim.
Ka shkruar:
Aq më keq, kjo mbështetje nga institucionet vendore është përforcuar edhe nga UEFA, një organizatë që teorikisht duhet të mbrojë integritetin e futbollit.
Edhe këtu ia ka huq krejt sepse intitucioni që na kë bërë dëme më së shumti është komisioni për licencim i Ministrisë për kulturë, rini dhe sport , edhe kjo i paska ik, kjo temë ka qenë me muajë në media, ndoshta ke qenë i “zanun” e nuk paska njohuri për këtë.
Sa i përkëtë UEFA-së, jo vetem teorikisht por edhe praktikisht ata ruajn ingritetin e futbollit dhe i kemi prezent shumë shpesh por nuk i paska “vërejt” madje kanë qenë edhe prijesit e dy organizatave më të mëdha botërore, FIFA dhe UEFA, në Kosovë (“ndoshta për korrupsion”)!