Kombëtarja e Kosovës në futboll do të ballafaqohet me Qipron nga ora 18:00, në kuadër të xhiros së dytënë kuadër të Ligës së Kombeve.
Në këtë duel nuk do të luajnë Zhegrova, Muric e Muslija, pasi janë përjashtuar nga grumbullimi, shkaku i thyerjes së rregullave disiplinore.
Trajneri Franco Foda dhe Amir Rrahmani dje u paraqitën në konferencë për media.
Selektori Foda tha se e kanë analizuar ndeshjet e Qipros, dhe se është ekip i fortë.
“Kemi analizuar ndeshjet, edhe fitoren e fundit ndaj Lituanisë, është një ekip i fortë. Ka lojtarë të mirë dhe të fortë, do të shohim se çka do sjellë ndeshja“, tha Foda.
Kurse Rahmani tha se se Kosovës vetëm fitorja nesër i kryen punë.
“Ndeshja është e rëndësishme për ecurinë tonë për shkak që na jep shans dhe shpresa për kualifikim deri në fund. Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe vetëm fitorja na kryen punë”, u shpreh Amir Rrahmani.