Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Rumaninë sonte me fillim nga ora 20:45 në ‘Fadil Vokrri’.
Kjo do të jetë përballja e tretë mes Dardanëve dhe rumunëve, pasi vitin e kaluar janë zhvilluar dy përballje të tjera.
Në sfidën e parë të zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’, rezultati ishte i barabartë 0-0 përkundër se Dardanët dominuan në fushë.
Ndërkohë në sfidën and dytë të zhvilluar në Bukuresht, vendasit triumfuan me rezultat 2-0.
Ishte një ndeshje ku kishte ndërprerje të mëdha për shkak të fyerjeve që bënë tifozët rumun ndaj vendit tonë.
Dardanët sonte kërkojnë fitoren e parë ndaj rumunëve.