Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda është deklaruar para ndeshjes së nesërme ndaj Rumanisë.
Foda tha se nuk kanë më kohë të bëjnë eskperimente me formacionin, por që do të japin më të mirën e mundshme.
“Si për ekipin dhe për mua si trajner po luajmë përherë të parë në “Fadil Vokrri”. Fusha nuk është në gjendjen me të mirë dhe përfekte. Por ne jemi në shtëpi, kemi edhe fansat që luajmë për ta. Shpresojmë që do t’i gëzojmë ata“, tha ndër të tjera Foda.