Rikthehet Premier League, kampanja 2024/25 nis në Old Trafford

Sot do të fillojë sezoni 2024/25 në Premierligën angleze.

Do të jetë skuadra e Manchester Unitedit ajo e cila do ta hapë sezonin e ri.

Në “Old Trafford”, “Djajtë e Kuq” do të përballen me Fulham me fillim nga ora 21:00.

Manchester United e nisi faktikisht sezonin më herët me një humbje pas penalltive në “Community Shield” nga rivali lokal, Manchester City.

Ndërsa, me përforcimet e bëra, ekipi i Erik ten Hag do të synojë kreun e tabelës në edicionin e ri.

Dueli kryesor i xhiros së parë në elitën e futbollit anglez zhvillohet të dielën, ku Chelsea do ta presë kampionin në fuqi, Manchester Cityn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *