Diogo Jota ka zbuluar se Arne Slott është shumë kërkues ndaj lojtarëve të tij të Liverpool, me trajnerin e ri të Reds jo plotësisht të kënaqur me fitoren 4-1 të së dielës ndaj Sevillas.
Golat e portugezit, Jota, kolumbianit, Luis Diaz dhe të riut, Trey Nyoni sollën fitoren për “Të Kuqtë” dhe për Slot ishte ndeshja e parë në “Anfield”.
“Kemi punuar shumë, disa prej nesh luajtën 90 minuta, kështu që një hap i mirë në përgatitjen tonë. Natyrisht, është gjithmonë mirë të punosh në fitore dhe edhe pse pranuam një gol, mendoj se në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë,” tha Jota.
“Një njeri i ri në fushë dhe të gjithë duhet të përshtaten. Unë mendoj se ne po punojmë mirë, ai është kërkues. Edhe në një fitore 4-1 ai na thoshte se çfarë duhet të përmirësojmë dhe të bëjmë më mirë. Kështu që mendoj se kjo është mënyra përpara mendoj se luajtëm mirë në këtë parasezon, por të gjithë e dimë se e rëndësishme është java e ardhshme”, shtoi portugezi.