Sot organizohet pritje shtetërore për ekipin olimpik të Kosovës

Ministria e Kulturës sot do të organizojë pritje shtetërore për nder të kampionëve dhe ekipit olimpik të cilët kanë përfaqësuar Kosovën me krenari në Lojërat Olimpike në Paris 2024!

“Kjo mbrëmje i dedikohet festimit të arritjeve të tyre të jashtëzakonshme, punës së palodhur dhe medaljeve historike që kanë sjellë në shtëpi. Sportistët tanë i kanë treguar botës fuqinë, vendosmërinë dhe talentin e Kosovës, duke na bërë të gjithëve krenarë. Bashkohuni me ne në sheshin ‘Xhorxh Bush’, t’i presim me krahë hapur, e të festojmë suksesin e tyre së bashku”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ngjarja do të mbahet në Sheshi “Xhorxh Bush”, Prishtinë ora 19:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *