Arteta me fjalë të mëdha për Slott: Më pëlqen shumë – lojtarët më kanë folur mirë për të

Mikel Arteta ka treguar se ka dëgjuar shumë gjëra të mira nga lojtarët për Arne Slott, duke shpjeguar se i pëlqen shumë trajneri i ri i Liverpoolit.

Arteta do të jetë trajneri i parë i Premier League që do të përballet me Liverpoolin e Slott. Kjo do të ndodhë në një miqësore në Filadelfia.

“Natyrisht, është një ekip me një trajner të ri që më pëlqen shumë, veçanërisht mënyra se si luajnë ekipet e tij. Do të jetë shumë e vështirë, kështu që do të jetë një test vërtet i mirë për ne përsëri. Unë nuk e njoh atë personalisht, por kam parë ekipin e tij të mëparshëm”, ka thënë Arteta.

“Kam dëgjuar shumë gjëra të mira nga lojtarët për Slott. Dhe është gjithashtu vërtet mbresëlënëse mënyra se si ai i organizon ekipet e tij dhe qartësia dhe cilësia që tregon ekipi”, përfundoi Arteta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *