Parakalon Kosova, Akili e Nora bartës të flamurit

Në mesin e shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, ka parakaluar edhe Kosova.

Ceremonia hapëse po mbahet në Paris, ndërsa parakalimi nuk po bëhet në stadium por në lumin Sena ku sportistët po defilojnë me barka.

Greqia ka parakaluar e para, ndërsa pas saj menjëherë ishte ekipi i refugjatëve.

Këtë ceremoni spektakolare e kanë prishur paksa reshjet e shiut, që kanë bërë të humb edhe entuziami në mesin e tifozëve të mbledhur për të përshëndetur të gjitha ekipet.

Kosova ka parakaluar e 99-ta, sipas rendit afalbetik ndërsa bartës të flamurit ishin xhudistët Akil e Nora Gjakova, motër e vëlla.

E vetmja që mungoi në këtë ceremoni hapëse tek ekipi i Kosovës ishte boksierja Donjeta Sadiku.

Sadiku ka vendosur të mos paraqitet në ceremoninë hapëse për ta shfryëtzuar kohën që të pushoj dhe të përgatitet sa më mirë për meçin e saj të parë.

Sadiku do të jetë përfaqësuesja e parë e Kosovës që do të paraqitet në garat e Lojërave Olimpike.

Të shtunën mbrëma, Sadiku bokson në kategorinë deri 60 kilogramë kundër boksieres nga Tajlanda, Thamanaya Somnuek.

Kosova në këtë ngjarje të madhe sportive do të përfaqësohet nga nëntë sportistë, ku gjashtë prej tyre janë kualifikuar me normë olimpike.

Pas Sadikut, janë xhudistët ata që do të paraqiten në gara kurse e para do të garoj kampionia olimpike Distria Krasniqi, të dielën.

Olimpiada do të zgjasë deri më datën 11 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *