Ballkani rikthehet sot për të luajtur në garat evropiane, por kësaj radhe në kualifikueset e Ligës së Konferencës, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, në raundin e parë.
Ekipi nga Suhareka do të ketë punë me maltezët e Hamrun Spartans, takim i cili luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Suharekasit synojnë që të marrin fitore në ndeshjen e parë, në mënyrë që të bëjnë një hap para drejt kualifikimit në rrethin e tretë.
Në rast se e kalojnë pengesën e quajtur Hamrun, atëherë Ballkani në rrethin e tretë do të ketë punë me Larne nga Irlanda.
Përballja mes Ballkanit dhe Hamrun e cila zhvillohet sot, nis nga ora 18:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.