Malisheva ka shënuar fitore minimale ndaj Buducnost.
Skuadra kosovare mposhti atë malazeze në kualifikimet e Conference League me rezultat minimal 1-0.
Etnik Brruti ishte meritori për këtë fitore, pasi shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 68’të të takimit.
Kujtojmë që ndeshja kthyese zhvillohet me 18 korrik në Mal të Zi.