Ekipet e La Ligës do fshehin logot e sponsorëve në fanella, arsyeja e çuditshme

Të paktën 8 skuadra të La Ligës do të duhet të modifikojnë ose të fshehin logot e sponsorëve të tyre në fanella për pjesën e mbetur të sezonit.

Leganes, Valencia, Sevilla, Osasuna, Levante, Alaves, Granada dhe Mallorca kanë si sponsor kryesor kompani bastesh sportive.

Por sipas dekretit të emergjencave në Spanjë reklamat e kompanive të basteve sportive janë të ndaluara. Këto reklama do mund të paraqiten vetëm nga ora 1:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit.

Ky ligj u prezantua në kuadër të pandemisë koronavirus dhe do të qëndrojë në fuqi deri në datën 21 qershor.

Por deri në këtë datë ekipet e kampionatit spanjoll do luajnë tre ndeshje dhe nuk do lejohen të ekspozojnë reklamat e basteve sportive në fanellat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *