Dita e sotme shënoi përfundimin e një tjetër faze të Kampionatit Evropian Euro 2024, asaj të raundit të 16-të.
Raundin e 16-të të Euro 2024 e mbyllën dy ndeshjet e sotme mes Rumanisë e Holandës dhe Austrisë e Turqisë, ku holandezët dhe turqit siguruan vazhdimin tutje të kampionatit.
Holanda e mposhti Rumaninë 3:0 kurse Turqia fitoi 2:1 kundër Austrisë.
Tanimë janë mësuar edhe çiftet e çerekfinales së Euro 2024.
Spanja do të përballet me Gjermaninë, Portugalia do të ndeshet me Francën, Holanda do të luajë me Turqinë dhe Anglia do të përballet me Zvicrën.