Presidenti Ademi priti përfaqësuesit e KFOR-it italian dhe amerikan

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi priti sot në selinë e FFK-së përfaqësuesit e KFOR-it italian dhe amerikan. Në këtë takim, i pari i FFK-së shprehu falënderimet më të përzemërta për KFOR-in italian për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe projektet e suksesshme të realizuara së bashku gjatë viteve të kaluara.

Ai theksoi se këto projekte kanë pasur ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së futbollit, duke krijuar kushte më të mira për komunitetin e futbollit dhe të rinjtë në përgjithësi.

Presidenti Ademi u shpreh i lumtur që tash e tutje ky bashkëpunim do të vazhdojë me kontigjentin e KFOR-it amerikan, që shfaqën gatishmërinë për ndihmë të pakursyer në këtë drejtim.


FFK mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë me të gjithë partnerët dhe donatorët për krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë tanë të të gjitha komuniteteve për zhvillimin e futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *