Sllovakia dhe Rumania kanë luajtur baras me rezultat 1-1 në kuadër të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve në kuadër të Grupit E, duke bërë që këto dy kombëtare të kalojnë tutje.
Realisht, për këtë ndeshje është shkuar dhe biseduar shumë gjatë javës, duke e ditur që barazimi do t’i dërgonte tutje.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 24-të, kur Juraj Kucka asistoi te Ondrej Duda, i cili shënoi për 1-0 në të mirë të sllovakëve.
Por nuk vonoi shumë dhe ndeshja u barazua, pasi në minutën e 36-të. rumunët fituan penallti. Razvan Marin ishte e saktë duke shënuar në portën e Martin Dubravka për 1-1.
Pjesa e dytë ishte e qetë,pasi vetëm në minutën 61 dhe 65 të dy skuadrat kishin nga një gjysmë rast.
Denis Dragus tentoi për rumunët, ndërsa Lukas Haraslin për sllovakët, por rrjetat heshtën.
Deri në fund skuadrat nuk sulmuan dhe mbyllën ndeshjen me barazim dhe nga 4 pikë, duke kaluar tutje.