Skuadra e Llapit ka mësuar edhe zyrtarisht kundërshtarin e parë në kualifikueset e Europa Leagues.
Ekipi i Tahir Batatinës do të përballet me ekipin nga Polonia, Wisła Kraków në raundin e parë të kualifikimit për në Europa League.
Ndeshja e parë do të luhet me 11 korrik, teksa ndeshja e kthimit me 18 korrik.
Llapi do ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi.