Lëndohet duke vrapuar në pyll – konfirmohet lajmi i keq për Joshua

Boksieri britanik Anthony Joshua do të qëndrojë 2 deri në 3 javë pushim, pasi ka lënduar këmbën e majtë gjatë kohës që ka qenë duke vrapuar në pyll. J

30-vjeçari është kampion bote në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBO dhe WBA.

Ai po përgatitej për rikthimin në ring, ku pritet të mbrojë titujt kampionë ndaj bullgarit Kubrat Pulev. Kjo sfidë pritet të zhvillohet në tetor ose nëntor të këtij viti, pasi të ketë kaluar pandemia e koronavirus.

Joshua ka vendosur një masë mbrojtëse në gjurin e majtë për të evituar dhimbjet gjatë kohës që ecën. Britaniku nuk duelon që prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur rimori titujt kampionë bote në peshën e rëndë, ndaj Andy Ruiz Jr.

“Falënderoj të gjithë mbështetësit për mesazhet. E dëmtova gjurin duke vrapuar në pyll. Mjekët më thanë se duhet të qëndroj pushim 2-3 javë. Gjithsesi, stërvitja vazhdon, jam aktiv dhe grushtoj. Pas dy javësh rikthehet normaliteti”, tha Joshua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *