Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar 29 raste të reja me koronavirus në vend, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, 15 raste janë nga Komuna e Vushtrrisë, 4 nga Komuna e Prizrenit, 4 të tjera nga Komuna e Prishtinës, 2 raste nga Komuna e Fushë Kosovës dhe nga 1 rast nga Obiliqi, Mamusha, Mitrovica dhe Rahoveci.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 15 raste (sipas vendbanimit: 12 raste Vushtrri, 2 raste Stanovc i epërm dhe 1 rast Dumnicë e poshtme), komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren dhe 1 rast Tupec), komuna e Prishtinës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prishtinë), komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Miradi e poshtme dhe 1 rast Fushë Kosovë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Milloshevë-Obiliq, Mamushë, Mitrovicë dhe Rahoveci”, njofton IKSHPK.