Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në kuadër të Evropianit ‘Gjermani 2024’, ka takuar kreun e FIFA-së, Gianni Infantino.
Numri një i futbollit kosovar përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se gjithnjë takimet me presidentin e FIFA-së janë frymëzuese dhe plot pasion për futbollin.
“Takimet me presidentin e FIFA-së, Gianni Infantino gjithmonë janë frymëzuese dhe plot pasion për futbollin”, ka shkruar Ademi.
I pari i futbollit të Kosovës, në Munich ka takuar edhe sekretarin e përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström dhe dy ish-futbollistët e njohur kroat, Alosha Asanoviq e Davor Shuker si dhe mikun tim, Muamed Sejdini.