Trajneri i Llapit, Tahir Batatina i është gëzuar suksesit të sulmuesit Muhamet Hyseni, që sot është zyrtarizuar te skuadra daneze, Horsens.
Hyseni pas një aventure të jashtëzakonshme tek skuadra e Llapit, ka vendosur të kalojë në një nivel tjetër me shpresë se nga aty do t’i hapet rruga për një skuadër edhe më të madhe.
Batatina që është më meritori për suksesin e tij ka ardhur me një reagim special për futbollistin Muhamet Hyseni.
Postimi i Batatinës:
Faleminderit kampion, Muhamet Hyseni ????????
Në emër të klubit futbollistik KF Llapi dhe të gjithë ekipit, dua të të shpreh falenderimet tona më të sinqerta për kontributin tënd të jashtëzakonshëm gjatë kohës që ke qenë pjesë e jona.
Angazhimi yt, përkushtimi dhe talenti kanë qenë një shembull frymëzues për të gjithë klubin, kryesinë dhe për mua si trajner.
Transferimi yt tek AC Horsens është një arritje e madhe dhe një dëshmi e punës së palodhshme që kemi bërë për të arritur në këtë pikë.
Jam i bindur që do të shkëlqesh edhe në klubin e ri ashtu siç ke bërë me ne, dhe do të përfaqësosh KF Llapi me nder në arenën ndërkombëtare.
Të uroj gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të karrierës tënde dhe të siguroj që do të kesh gjithmonë mbështetjen dhe respektin tonë të plotë.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë,
Kryetrajneri
Tahir Batatina