Një ndryshim përgatitet te Gjermania. Talenti i Bayern Munich, Aleksandar Pavlovic është përballur me një infeksion në bajame gjatë ditëve të fundit.
20-vjeçari nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Nagelsmann për ndeshjen hapëse të Euro 2024, të premten kundër Skocisë.
Ndërkohë, gjendja e tij shëndetësore do të vlerësohet me kalimin e ditëve. Por, te Gjermania nuk duan t’i lënë asgjë në dorë rastësisë.
Dhe pjesë e ekipit kombëtar pritet të bëhet Emre Can, kapiteni i Borussia Dortmund. I cili e ka veshur 43 herë më parë fanellën e Gjermanisë.
30-vjeçari ditë më parë zbarkoi në Shqipëri për të kaluar disa ditë pushime me Karim Adeyemin, shokun e tij të skuadrës te verdhezinjtë.