Real Madrid kundër FIFA-s, Ancelotti: Nuk do të luajmë në Kupën e Botës për Klube

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, bëri një deklaratë habitëse pasi tha se skuadra madrilene do të refuzojë një ftesë për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube.

Nga viti i ardhshëm, gara do të zhvillohet në një format të ri, ku do të marrin pjesë 32 ekipe. Ideja është që turneu të zhvillohet nga 15 qershori deri më 13 korrik.

“FIFA Kupa e Botës për Klube? Një ndeshje e Real Madrid kushton 20 milionë euro dhe ata duan të na japin këto para për të gjithë kompeticionin. Jo. Real Madrid, si klubet e tjera, do ta refuzojë ftesën. Real Madridi nuk do të luajë në Kupën e Botës për Klube”, ​​tha Ancelotti për Il Giornale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *